Lezhë, grabitet punonjësi i postës

Një punonjës i Postës Shqiptare ka rënë sot pre e grabitësve në momentin e daljes nga filiali i një banke në qytetin e Lezhës. Në momentin që punonjësi po dilte nga banka, persona të pa identifikuar e kanë sulmuar atë, duke i grabitur paratë që kishte me vete. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shuma e grabitur është rreth 5 milion lekë të reja. Personi i grabitur është punonjës i Postës Shqiptare. Në momentin e ngjarjes, të shtëna dhe krisma armësh janë dëgjuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën. Por, deri më tani nuk ka arrestuar grabitësit, të cilët për momentin mbeten të pa identifikuar