"BE, aplikimi ne castin e duhur"
Ambasadorja ceke ne Shqiperi, Marketa Fialkova u shpreh dje ne Elbasan, se Shqiperia duhet te aplikoje ne momentin e duhur per ne BE. Sipas saj, per kete qellim jane te nevojshme dy momente kryesore: E para, te procedohet ne momentin e duhur me aplikimin dhe jo qe ai te qendroje ne sirtar, si ne rastin e Bosnje Hercegovines dhe se dyti, 27 vendet e BE-se duhet te kene konsensus te plote per kete ceshtje. Ambasadorja ndodhej ne Universitetin "Aleksander Xhuvani", ne nje takim informimi dhe bashkebisedimi mbi Misionin Evropian ne Shqiperi. Ne nje auditor me studente te degeve te ndryshme, ajo ka mbajtur nje leksion informues duke qene se Cekia mban Presidencen e radhes se BE. E ndjekur nga perfaqesues te Komisionit Evropian, ambasadorja promovoi hapjen e qendres per Programin e Informimit ne Universitet, nisme kjo ne 7 universitete te vendit. E pyetur se cili ishte mendimi i saj per heqjen e vizave me BE-ne, Failkova u pergjigj se "kjo eshte nje ceshtje teknike dhe ka lidhje me kartat dhe pasaportat biometrike. Kur Shqiperia te kete zgjidhur ceshtjen e pasaportave te reja, atehere do te flasim serish per liberalizimin e vizave". Sipas saj, kete gje e ka bere Maqedonia, e cila me nje kosto te madhe ka ndryshuar 6 pasaporta duke arritur ne modelin e fundit qe do t'i hape rruge per liberalizimin e vizave. Ndersa per sa i perket vizave te studenteve ato jane falas. Po keshtu edhe mbi Greqine, ku ka nje standard te ulet ne dhenien e vizave, por per kete BE nuk mund te influencoje dot. E pyetur se cila ka me shume avantazhe per integrim ne BE, Maqedonia me pasaportat biometrike apo Shqiperia qe do te integrohet me shpejt ne NATO, Failkova u shpreh se Shqiperia ka avantazhe me te medha ne kete drejtim edhe pse Maqedonia, ka nje pasaporte me te sigurt ne perdorim. "Slogani i BE-se eshte Evropa pa kufi. Duhet qe Shqiperia te beje aplikim ne momentin e duhur dhe se dyti, eshte kur BE te jete i gatshem, per ta pritur kete aplikim nga ana teknike. Ashtu sic tha edhe ministri i Jashtem cek Zvarcenberg, rreth dy jave me pare "Nese shtepia juaj eshte e permbytur nga uji, atehere eshte problem", dhe nga ana e kryeministrit Berisha pergjigja ishte pak me humor, se Shqiperia do te prese pak derisa te thahet uji. Qeveria shqiptare eshte e lire ta beje kete aplikim, por e rendesishme eshte qe ne momentin kur aplikimi te dorezohet, te marre vemendjen dhe jo te ndodhe si ne rastin e Bosnjes, kur ky dokument qendroi per nje kohe te gjate aty". E pyetur per ndikimin qe ka kriza boterore per integrimin e Shqiperise ne BE, Fialkova deklaroi se "per fat te keq, po. Shpresojme qe kete situate ta kapercejme dhe aplikimin e Shqiperise ta pranojme ne momentin e duhur. Eshte e rendesishme qe te gjithe vendet e BE-se, tashme e kane ratifikuar MSA-se me Shqiperine ndersa Mali i Zi, ka aplikuar kur ishin bere vetem 7 ratifikime, Shqiperia eshte e perpara. Javen qe vjen zv/ministri i Jashtem cek do te jete per dy dite ne Shqiperi, ku do keshilloje kryeministrin dhe perfaqesuesit e tij per kohen kur eshte momenti per aplikimin teknik per ne BE dhe si duhet te veprohet ne kete drejtim, qe ku aplikim te jete me vlere". Sipas saj eshte nje raport voluminoz ku vendet pjesemarrese duhet te nxjerrin pyetjet, vleresimet dhe detyrat per Shqiperine. "Eshte e vertete se disa vende, madje te zhvilluara te BE-se, jane te lodhur me zgjerimin por ai eshte i domosdoshem, per nje hapesire ekonomike dhe financiare me te sigurt", tha ambasadorja ceke.