"Gerdeci", akuze te trete Pinarit dhe Delijorgjit
Prokuroria e Pergjithshme ngre akuzen e re, ate te "shkaterrimit te prones"
Tirane- Prokuroria e Pergjithshme ka shtuar dhe nje akuze ndaj te arrestuarve per shperthimin e Gerdecit, Mihal Deliorgjit, Dritan Minxholit dhe Ylli Pinarit. Burime nga institucioni i akuzen thane se, tre te pandehurve u kane komunikuar akuzen e "shkaterrimit te prones". Tre te pandehuri e akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Mihal Delijorgji, ish-administratori i firmes "Albademil", Dritan Minxholli, ish-drejtori teknik i punimeve ne fabrike, si dhe Ylli Pinari ish-drejtori i Meicos, ndodhen ne qeli qe nga marsi i vitit 2008. Sipas burimeve nga prokuroria, te pandehurit akuzohen edhe per demtimet e shkaktuar ne Gerdec si dhe ne fshatrat perreth, pas tragjedise se 15 marsit. Sipas burimeve si pasoje e shpejtesise se madhe te shperthimit, jane shkaterruar nje numer i madh banesash. Akuza mesohet t'u jete komunikuar ne qeli te pandehurve. Tre te pandehurit Delijorgji, Minxholli dhe Pinari akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme edhe per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Po ashtu mbi ta rendon edhe akuza e "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive. Per te pandehurin Pinari, prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te ketij viti kur 125 punetore sapo kishin ndaluar punen, per ne pushimin e drekes. Nga shperthimi i fuqishem humben jeten 26 persona, si dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Nga hetimet e kryera deri me tani nga prokuroria ka rezultuar se te pandehurit kishin punesuar ne kete fabrike punetore, te cilet nuk kane pasur dijeni ne lidhje me procesin e demontimit. E jo vetem kaq. Ne kete fabrike, ishin te punesuar edhe femije. Po nga keto hetime, ka rezultuar se ne fabrike nuk ishin krijuar kushtet per demontimin e armeve.
27 persona
Jane marre nen akuze nga Prokuroria e Pergjithshme per tragjedine e 15 marsit. Nen akuze jane vene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes, si dhe ish-ministri Fatmir Mediu. Prokuroria iu ka komunikuar akuzen e "shperdorimit te detyres".
Akuza
Ndaj personave te vene nen hetim, grupi hetimor i ngritur nga Prokuroria e Pergjithshme, ka komunikuar nje sere akuzash. Per te arrestuarit jane akuza te tjera, nderkohe qe per personat te hetuar ne gjendje te lire, jane te tjera akuza.