E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti i Durresit pushtohet nga plehrat

Ndotja Situata eshte me problematike ne shetitoren e qytetit dhe te Currilat

Jo vetem ne brigjet kroate por edhe ne vendin tone rrymat detare po shkaktojne situata emergjente mjedisore qe kerkojne nderhyrjen e te gjitha paleve. Mbetjet urbane kane pushtuar shetitoren bregdetare dhe bregdetin e lsquoCurrilave ne qytetin e Durresit gjate diteve te fundit. E njejte ka qene situata dhe ne zonen e Plazhit. Sasi te konsiderueshme mbetjesh urbane jane nxjerre nga rrymat detare ne breg duke krijuar pirgje mbeturinash pasoje e prurjeve te shumta te lumenjve gjate diteve me reshje te shumta. Drejtuesi i Agjencise Rajonale Mjedisore Durres Ramazan Kalia thote se pergjegjesia per situaten bie mbi njesite e pushtetit vendor qe menaxhojne mbetjet urbane dhe po keshtu edhe pastrimin e bregdetit nga plehrat. Vladimir Shkembi kryeinxhinier i Ndermarrjes Komunale te Pastrimit Durres thote se situata eshte shfaqur e renduar 2-3 ditet e fundit dhe punonjesit e kesaj ndermarrjeje krahas detyrave te tjera per pastrimin urban kane nisur edhe evadimin e ketyre mbetjeve nga shetitorja bregdetare dhe zona e lsquoCurrilave. Kamione te tere me mbetje urbane jane hequr edhe te plazhi i madh i Durresit nga punonjesit e ndermarrjes komunale te plazhit. Nese deti nuk nxjerr te tjera mbetje sipas Shkembit fundjava do e gjeje bregun e Durresit te pastruar prej tyre. Mbytja e bregdetit te Adriatikut prej plehrave eshte rrjedhoje e mostrajtimit te mbetjeve urbane ne vend gje qe prej vitesh i ka shnderruar lumenjte dhe grykederdhjet e tyre ne vende depozitimi per mbetjet urbane te fshatrave dhe qyteteve neper te cilat keta lumenj rrjedhin. Ne Jug dhe Veri te Durresit derdhen perkatesisht lumenjte Shkumbin Seman Erzen Ishem dhe Mat. Bashke me ta ne det shkarkohen dhe tonelata mbeturinash perfshire ketu edhe sasi detergjentesh qe shkaterrojne ekosistemin. Ne rastin e fundit drejtues te ndermarrjes komunale te Durresit mendojne se prurjet ndotese qe kane zbarkuar i perkasin lumit Erzen por edhe permbytjeve ne Shkoder. Ujerat bashke me mbeturinat kane perfunduar ne det dhe rrymat detare me pas kane bere shperndarjen e tyre. Jo rrallehere situata ne lumenjte e Ishmit Erzenit dhe grykederdhjet e tyre eshte bere objekt i shkrimeve problemore qe nxjerrin ne pah nje situate te pazakonte megjithate gjendja vazhdon te jete e njejte duke shkaktuar ndotje masive te brigjeve dhe ujerave detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›