E Diel, 1 Nëntor 2026

Ortodokset e Fierit rebelim ndaj klerit

Pergatitet kerkesa per shkarkimin e mitropolitit grek te zones. Mblidhen te shtunen

Intelektualet ortodokse te Fierit kerkojne zevendesimin e mitropolitit te tyre grek me nje shqiptar. Lidhja Kulturore e Intelektualeve te Fese Ortodokse te Fierit eshte drejt zyrtarizimit te kerkeses per shkarkimin e mitropolitit te Beratit Lushnjes Kanines Vlores dhe gjithe Myzeqese Imzot Ignatit. Debati e ka zanafillen ne deklaraten qe ky i fundit dha per mediat serbe gjate nje vizite ne Peje. Harilla Kolici kreu i shoqates kulturore te intelektualeve ortodokse te Fierit ka iniciuar nje debat publik ku jane ftuar intelektuale te shumte gazetare dhe drejtues te pushtetit vendor e qendror ne Fier dhe me gjere. Kolici ne nje ftese qe ka shperndare per debatin e dates 4 dhjetor ka shpjeguar se tematikat qe do te diskutohen jane Deklarata e mitropolitit te Beratit dhe gjithe Myzeqese hiresise se tij Ignatit Transparenca per disa cilindra inoksi te mbushura me shkrime ne gjuhen greke te vendosura ne themelet e kishave te ndertuara gjate viteve 1994-2000 pllakata e vendosur ne Kishen e Shen Gjergjit te Fierit e cila mban daten e themelimit nga Anastas Janullatos.

Kreu i intelektualeve ortodokse te Fierit Harrila Kolici thote se eshte bera gati nje projektrezolute qe do te miratohet pas debatit publik me pjesemarrje te gjere dhe do ti drejtohet mitropolitit te Beratit dhe kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ne nje pjese te kesaj projektrezolute intelektualet e Fierit i drejtohen personalisht priftit grek Ignati Hiresi Jemi te shqetesuar per deklaraten tuaj dhene ne Kosove me rastin e frontizimit te kryepeshkopit serb Irinej. Sipas mediave pjesemarrese ne ceremoni ju keni thene se Kosova eshte Izraeli i Serbise dhe ortodokset shqiptare nuk e mbeshteten bombardimin e Serbise.

Me tej ne kete dokument shprehet edhe shqetesimi lidhur me kishat e per me teper per Kishen e Shen Gjergjit. Ne murin ballor te Kishes se Shen Gjergjit ne Fier eshte shkruar me germa te medha se kishen e themeloi kryepeshkopi Anastas kur kjo kishe mban per themelim vitet 1713-1714 nga familje myzeqare - thote Kolici. Ai thekson me tej se do te ishte me mire qe fjala lsquothemelim te zevendesohet me fjalen lsquorindertim dhe ne tabele te shkruhet lsquou rindertua me fondin e Komitetit Europian. me kujdesin e kryepeshkopit ne vitet 1993-1994. Nje shqetesim tjeter per intelektualet ortodokse eshte vendosja e disa tubave inoksi ne themelet e kesaj kishe. Mesohet se keta tuba jane 60 cm dhe ne brendesine e tyre jane futur flete alumini me shkrime greke. Gjithashtu Kolici dhe intelektualet ortodokse kerkojne rikthimin e kambanave te kishes qe sipas tyre nuk bien me ne dite te shenuara.

Intelektualet e Fierit thone se ne rast te mosrealizimit te kerkesave qe ata do te paraqesin pas diskutimeve te 4 dhjetorit do te bejne kerkese per largimin e mitropolitit te Beratit dhe zevendesimin e tij me nje prift shqiptar. Gjithashtu mesohet se intelektualet ortodokse te Fierit ne debatin publik te se shtunes do te trajtojne edhe deklaratat e historianit Kristo Frasheri i cili hedh poshte tezat e kryepeshkopates.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›