Buxheti bllokon Keshillin Bashkiak
Degjeneron ne sherr mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak te Fierit. Shkak jane bere debatet mes dy grupimeve politike ne momentin kur eshte diskutuar informacioni per buxhetin dhe klubin e futbollit Apolonia. Ne mbledhje ka pasur akuza te ashpra deri ne braktisje te salles dhe mosaprovim te shume projekteve qe ishin parashikuar per tu miratuar. Ndonese ne rend te dites ka qene e parashikuar dicka tjeter buxheti eshte kthyer serish ne molle sherri mes vendimmarresve dhe ekzekutivit. Qe ne fillim te mbledhjes kreu i grupit te keshilltareve te djathte njekohesisht kryetari i PD-se se rrethit Fier Ferdinand Murati i ka kerkuar kreut te bashkise Baftjar Zeqaj qe te jape informacion lidhur me buxhetin e ketij viti. Ky i fundit eshte duke u perplasur dyerve te institucioneve te drejtesise fakt te cilin grupi i te djathteve nuk e njeh pasi kembengul se e ka miratuar buxhetin por me ndryshime. Kjo shkaktoi perplasje mes keshilltareve te te dy kraheve. U desh futja ne rendin e dites te ketij propozimi qe situata te qetesohej disi. Por nuk u mjaftua me kete pike dhe informacioni mbi aktivitetin e klubit te futbollit Apolonia ka rizgjuar debatet te cilat arriten deri ne fyerje personale. Durim Lekdushi keshilltar i PD-se duke kembengulur se bashkia po abuzon me sasine e aksioneve qe ka ne futboll me klubin e Apolonise dhe po shet pronat e klubit kundrejt ryshfeteve. Ne kete pike te deklarimit te akuzave nga me te ashprat eshte arritur deri ne fyerje jo vetem te kryetarit te bashkise por edhe te shume keshilltareve. Ne sherr e siper kryetari i se djathtes Ferdinand Murati braktisi sallen e mbledhjes dhe menjehere pas tij u larguan te gjithe keshilltaret e Partise Demokratike dhe partive aleate te saj.
Me pas kryetari i Keshillit Bashkiak Admirim Shehaj qe perfaqeson PD-ne pasi ka folur disa minuta ne telefon ka kerkuar ndalimin e mbledhjes per dhjete minuta. Pushimi ne fakt ka zgjatur me shume se dhjete minuta per gati nje ore. Pas nje pushimi te gjate keshilltaret jane rimbledhur vetem per pak minuta derisa eshte rene dakord per shtyrjen e mbledhjes ne nje dite kur do te relatohet per perqindjet reale te aksioneve qe bashkia ka ne klubin e futbollit Apolonia. Gjithashtu eshte kerkuar raporti i kontrollit te fundit mbi kete klub si dhe i gjithe aktivitetit ekonomiko-financiar te tij. Nga 11 pika te rendit te dites mbledhja e se enjtes mundi te miratonte vetem dy pikat e para qe kishin te benin me miratimin e ndihmes ekonomike per familjet e varfra si dhe per privatizimin e ish-hotel Vjoses ku qe nga viti 1991 jane vendosur shume te pastrehe te cilet i perkasin kryesisht shtreses se ish-te perndjekurve politike.