Arratisja e Rizait, Të afërmit: Skenar i autoriteteve greke
Vetëm pak orë pas arratisjes spektakolare nga burgu grek i Koridhalosit, të Alket Rizait, familjarët e tij hedhin hijen e dyshimit se në këtë ngjarje kanë gisht edhe autoritetet greke. Kamera e "Ora News" ka mundur ti shkëpusë një rrëfim dajës së Alket Rizait. Sipas Kastriot Beqiraj, i cili këmbëngul në pafajësinë e nipit të tij, ngjarja ëshët një skenar i organizuar nga autoritetet greke, pasi nuk disponojnë prova për akuzimin e tij. Sipas Beqiraj, arratisja e Rizait, duke përdorur një helicopter është një kurth i cili ka si symin përfundimtar vrasjen e tij. Arratisja spektakolare e Rizait dhe Vasilis Paleokastas ka shkaktuar një fortunë reagimesh në shtetin Helen.