E Diel, 1 Nëntor 2026

"Adriatik 3", Berisha: Një motivim në procedimin e reformave

Kryeministri Sali Berisha deklaron në konferecën "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor" se i gjithë bashkëpunimi në Kartën e Adriatikut 3 ka qenë për qeverinë time një motivim i madh për të proceduar në reforma të gjithëanshme, të cilat do të konsolidonin liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptare dhe minoriteteve, reforma që do të shembnin murin e korrrupsionit, që do të thellonin standardet e lirisë së tregut, sikurse do të thellonin bashkëpunimin me opozitën. Ai kujtoi se së bashku me opozitën qeveria ka marrë reforma shumë të rëndësishme në fushën e drejtësisë, reforma kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat premtojnë për standarde të një niveli më të lartë demokratik në Shqipëri. Duke vënë në dukje faktin se Shqipëria pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në qershor të këtij viti, Kryeministri garantoi se "qeveria është e vendosur për zgjedhje më të mira që vendi ka njohur ndonjëherë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›