Terrorizuan besimtaret, pranga vellezerve Vlashi
Kurbin- Terrori i ushtruar ne Kishen e Shen Ndout ne Lac, paraditen e se martes con ne qeli dy vellezerit Astrit dhe Ylli Vlashi. Policia e Kurbinit konfirmoi dje zyrtarisht ndalimin e dy te dyshuarve per veprat penale te "pengimit te ceremonive fetare" dhe "kanosjes per shkak te detyres" se meshtarit te kishes, pater Mikel Pellumbaj. Mesohet se menjehere pas kallezimit kane nisur hetimet dhe eshte bere shoqerimi i dy vellezerve Vlashi. Por pasi jane mbajtur per 3 ore, ata jane lene te lire dhe vetem publikimi i lajmit te bujshem, beri qe policia t'i riarrestonte serish diten e djeshme. Burime zyrtare thane se arrestimi i 34-vjecarit Astrit Vlashi dhe i vellait te tij, 32-vjecarit Ylli Vlashi, banues ne Mamurras, eshte kryer pasi kane hyre ne ambientet e Kishes se Shen Ndout, duke penguar ceremonine fetare dhe ofenduar priftin Mikel Pellumbaj. Te dyshuarit jane edhe niperit e kryebashkiakut te Lacit, Luigj Isufi, i cili mohoi perfshirjen ne kete ngjarje. Ndersa kancelari i Gjykates se Kurbinit tha dje per "KJ" se "gjykata eshte shprehur ne vendim qe ngritja e lokalit eshte e paligjshme dhe se duhet te prishet, kurse per pronesine e tokes, Kisha duhet t'i drejtohet prokurorise, pasi vellezerit kane akt-pronesie".
A.Bushi
A.Bushi