E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmon e fejuara Nuk e dija vendstrehimin e Alketit

Gjyqi Dhembi i semure mungon ne seance i akuzuari per arratisjen spektakolare nga burgu

Alket Rizai personi kryesor i te akuzuarve te grupit Paliokosta mungoi dje ne seancen e gjyqit pasi nuk mundi te duronte dhimbjet e nje dhembi te semure. Po per probleme shendetesore nuk u paraqit ne proces edhe mikesha e Rizait Aspasia Metropia e cila i kishte bere me dije trupit gjykues shtrimin e vajzes ne spital. Kjo ka qene vendimtare per shtyrjen e gjykimit i cili pas deshmise se te fejuares se Alket Rizait dhe kusheririt te tij u shty per tu zhvilluar ne fillim te javes se ardhshme. Ndersa i arratisuri tjeter nga burgu i Koridhalose Vasili Paliokosta po kerkohet ne Qipron turke. Interpol Athina i ka derguar nje mesazh Policise se Qipros turke pasi dyshohet se i shumekerkuari strehohet ne zonat e asaj pjese te ishullit. Por mungesa e tij nuk pengon zhvillimin e seancave. Te pranishmit ne seancen e radhes kane shperthyer ne te qeshura kur prokurori z. Agjeli pas vendimit qe seanca e gjyqi te zhvillohet te henen e ardhshme ka thene se diten e diel qarkullojne helikoptere duke lene te nenkuptohet se edhe arratisja e Alket Rizait dhe Paleokostes eshte realizuar po diten e diel. Avokati i Rizait ka kerkuar nga prokurori qe te paraqese informacionet nese ai i disponon per te vertetuar se do te ndodhe dicka e tille. Procesi gjyqesor ka vazhduar me deshmite e ciftit qe u gjet ne shtepine e Alket Rizait diten e arrestimit. Ervis Stefani nje kusheri i larget i Rizait ka thene se kishte gabuar qe e kishte ndihmuar te pandehurin te strehohej ne shtepine e tij. Ai ka shfajesuar te fejuaren e Alketit duke thene se i kishte thene asaj se po shkonin ne Gramatiko te takonin nje kusheririn e tij te larget dhe jo te pandehurin. Diten qe shkuam per ta vizituar nuk i tregova te fejuares se tij Blerina Lule per Alket Rizain ka thene i akuzuari per perkrahje dhe dhenie ndihme te personit te kerkuar. Edhe vajza ne deshmine e saj ka konfirmuar se i ishte thene se do te vizitonin nje mikun e larget te te fejuarit te saj. Blerina i tha trupit gjykues se per shume kohe po vuante pa e merituar vetem e vetem pse e kishin kapur ne shtepine ku ishte strehuar Alket Rizai kur ajo skishte te bente me rrethanat e vendosjes se tij atje. Nuk do ta bej kurre gabimin te ndahem nga i fejuari im vetem pse ai ka bere nje gabim i ka thene Blerina Lule trupit gjykues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›