E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-agjenti Sdi gje cfare ndodhi me Remzi Hoxhen

28/10/2010Eduart Coku deshmon ne gjykate per rrembimin e Hoxhes dhe Kristopulin

TIRANE-Eduard Coku ish-efektiv i Sherbimit Informativ Kombetar eshte pyetur dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda lidhur me rrembimin e shtetasit Zizo Kristopuli dhe zhdukjen pa lene gjurme te biznesmenit shqiptaro-maqedonase Remzi Hoxha. Deshmitari Coku ka pohuar para trupit gjykues se gjate viteve kur ka sherbyer ne SHIK ka ushtruar detyren e tij si punonjes i kesaj strukture ne degen e Tiranes dhe me pas ne ate te Sarandes. I pyetur nga Prokuroria se gjate kohes kur ka sherbyer ne SHIK ai te kishte degjuar per zhdukjen e dy personave deshmitari u shpreh se nuk dija asnje gje se cfare ndodhte me Kristopulin dhe shtetasin tjeter Remzi Hoxha. Pothuajse te gjitha pyetjeve te perfaqesuesit te akuzes ish-efektivi i SHIK u eshte pergjigjur duke thene se nuk dinte asnje gje ose nuk i kujtoheshin ngjarjet e asaj kohe. Pas perfundimit te deshmise Prokuroria i ka kerkuar informacion gjykates lidhur me kthimin ose jo te pergjigjes nga Kosova per marrjen ne pyetje te shtetasit Avdyl Loshaj i cili ashtu si shtetasi Remzi Hoxha dhe Zizo Kristopoli u rrembye nga agjentet e SHIK-ut duke u keqtrajtuar ne bazen sekrete ne Vain te Lezhes. Nga ana tjeter gjykata ka konfirmuar se nga autoritet e drejtesise kosovare nuk eshte kthyer asnje pergjigje per kerkesen e bere dhe per pasoje leterporosia do riperseritet serish. Pak kohe me Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet e diktuar nga vendimi i kompanise telefonike Albtelekom vendosi te rrezoje kerkesen e organit te akuzes per pyetjen e shtetasit Avdyl Loshaj me ane te video-konferences nga Shqiperia ne Holande. Kjo kerkese u rrezua pasi kompania e telefonise i ktheu pergjigje togave te zeza te cilat po gjykojne tre ish-drejtuesit e SHIK-ut ne kryeqytet se nuk mund te organizonte lidhjen me shtetin holandez gje qe e ben te pamundur lidhjen apo komunikimin mes tyre nepermjet video-konferences. Kjo pergjigje detyroi gjykaten qe te rrezoje edhe kerkesat e reja te prokurorit dhe avokatit te Avni Koldashit qe viktima e SHIK-ut Avdyl Loshaj te pyetet brenda ambienteve te ambasades shqiptare ne Holande duke u shprehur se pyetja e tij do te behet me leter-porosi ne shtetin e Kosoves pasi vendndodhja reale e Loshaj eshte ne Prishtine. Organi i akuzes pret qe nepermjet deshmise se te demtuarit Loshaj te mesoje mbi fatin e zhdukjes se shtetasit Remzi Hoxha i cili sipas deshmitareve qe jane paraqitur ne gjykate ka vdekur si pasoje e torturave te agjenteve te SHIK-ut. Aktualisht Prokuroria por edhe sherbimet inteligjente nuk kane asnje informacion mbi vendndodhjen e trupit te pajete te biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.

Te pandehurit e procesit

Per marrjen peng torturimin dhe me pas zhdukjen e trupit te pajete te shtetasit Remzi Hoxha Prokuroria per Krime te Renda ka ulur ne banken e te akuzuarve kater ish-punonjes te SHIK-ut qe jane Arben Sefgjini Avni Koldashi Budjon Mece dhe Ilir Kumbaro. Ky i fundit vazhdon nje proces maratone ne gjykaten e Londres qe po zhvillohet per ekstradimin e tij ne Shqiperi. Prokuroria shprehet se Kumbaro eshte nje nga agjentet qe ka bashkepunuar per rrembimin e Hoxhes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›