E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen dyqanin e kompanise se celulareve pese te arrestuar

Kavaje- Pese persona banues ne Kavaje u arrestuan nga policia e komisariatit te ketij qyteti me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim nepermjet thyerjes se dyqanit te shitjes se nje kompanie te telefonise se levizshme mobile ne vend. Jurgen Kapedani 19 vjec Sotir aushi 18 vjec Gezim Sterniqi 17 vjec A. Sterniqi 15 vjec dhe E. Risto 16 vjec te gjithe banues ne Kavaje u arrestuan nga policia lokale dy dite me pare me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim nepermjet thyerjes se nje dyqani.

Arrestimi i personave u be i ditur per gazeten Shekulli nga burime te Drejtorise se Policise se Tiranes qe pohuan se te peste keta persona u arrestuan pasi u provua perfshirja e tyre ne vjedhjen e dyqanit te nje prej kompanive te telefonise se levizshme ne Kavaje i cili menaxhohet nga nje biznesmen po nga ky qytet. Sipas burimeve te hetimit personat dyshohet se kane realizuar vjedhjen e tyre me 30 shtator te ketij viti kur kishin hyre ne ambientet e dyqanit dhe me pas kishin kryer bastisjen e tij. Nga ambientet e dyqanit personat mesohet se kane marre nje sasi te konsiderueshme aparatesh te telefonise se levizshme si dhe aparate fotografike e sende te tjera qe ndodheshin ne dyqan.

Dy dite pas ngjarjes blute munden te zbulonin autoresine e krimit duke ndaluar pese te rinjte e dyshuar per kete ngjarje. Gjate kontrollit te banesave te te arrestuarve policia gjeti dhe bllokoi nje sasi te konsiderueshme celularesh te vjedhur ne dyqan si dhe aparate fotografike sende te tjera te vjedhura si dhe para te cilat mendohet se jane siguruar nga shitja e objekteve. Pas ndalimit te personave dhe bllokimit te sendeve te vjedhura te dyshuarve iu komunikua arresti ne flagrance me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›