Arratisja e kriminelëve - prangosen 4 policë
Menjëherë pas kapjes se dy te dënuarve qe tentuan arratisjen nga burgu i sigurisë se larte te Burrelit, janë arrestuar katër police te ketij burgu. Ata jane Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni dhe Fatmir Domi. Pas hetimeve te kryera dje nga Prokuroria e Burrelit, policia gjyqesore e ketij qyteti dhe Kontrolli i Sherbimit te Brendshëm te Ministrisë se Drejtesise u vertetua se hekurat e banjes prej nga u arratisen te burgosurit ishin prere ne oren 11:00 paradite, ndërsa gardianet qe e kishin kuptuar kete gje e kishin mbajtur te fshehte. Ndërkohe edhe polici qe bënte roje ne kullën e burgut nuk kishte reaguar pasi kishte pare dy te burgosurit qe kacavirreshin neper mur dhe te kalonin edhe pengesën me tel me gjemba. Vetëm pasi dy dënuarit e rrezikshëm kishin kaluar rrugicën jashtë burgut gardianet kane vene alarmin për arratisjen. Paraprakisht mendohet se ata mund te kene përfituar nje shume te konsiderueshme parash. Ditën e sotme ekspertet te cilët janë duke hetuar per mënyrën e arratisjes kane zbuluar edhe mjetin qe ka shërbyer per te prere hekurat e banjës se burgut. Burime brenda grupit hetimor bëjnë te ditur se ne fshatin Zenisht ku u kapen te denuarit i priste nje makine qe do ti largonte. Nderkaq i kontaktuar nbga gaeta “Shekulli:, njeri prej te arrestuarve Fran Marashi pohon se arratisjen e beri ne shenje hakmarrjeje per zvarritjen qe i ehste bere pas kërkesës se vazhdueshme te tij per rishqyrtim te ceshtjes penale. Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e tmerrshme te qeshorit te ’97, ne Uren Vajgurore ku mbeten te vrare 4 police dhe u plagosen 6 te tjere. Te dy te burgosurit arritën te arratiseshin gjate ndeshje Burreli-Srapari duke sharruar hekurat e dritares se banjës. Ndërkohë po hetohet nga forcat e policisë për nje ndihme te mundshme nga brenda burgut.