Bush Putin, nuk bien dakord për mbrojtjen raketore
Presidenti rus Vlladimir Putin dhe presidenti amerikan Xhorxh Bush nuk kanë arritur të tejkalojnë zënkat për sistemin e planifikuar amerikan të mbrojtjes antiraketore në Evropë. Rusia vazhdon të kundërshtoj që këto sisteme të ngrihen në Poloni dhe Çeki, thuhet në një deklaratë të publikuar në Soçi. Ndërkaq presidenti amerikan Xhorxh Bush nga ana e tij theksoi se pala amerikane do të vazhdoj përpjkejet për të bindur Rusinë se projekti amerikan nuk drejtohet kundër Rusisë: 'Një fushë për të cilën ne kemi rënë dakord për të bashkëpunuar është mbrojtja antiraketore. Dhe natyrisht që kjo është një fushë ku duhet bërë më shumë për të bindur palën ruse që ky sistem nuk drejtohet kundër Rusisë. Kjo marrëveshje të cilën e arritëm sot parasheh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një sistemi për të reaguar ndaj kërcënimeve potenciale raketore në të cilin SHBA-të, Rusia dhe Evropa do të ishin partnerë të barabartë. Ky është një vizion strategjik rentabël dhe i rëndësishëm', tha Bush.