E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksplozivi ne TV plazma vrasesi i dy personave ne Sauk deshmon krimin

TIRANE - Luan Dervishi autor i vrasjes se dy personave me shperthimin e 600 grameve eksploziv te fshehur ne nje televizor plazma ne qershor te ketij viti ne Sauk ka deshmuar detaje te panjohura te krimit te dyfishte. Prokuroria e Tiranes pas pranimit te akuzes nga autori dhe kryerjes se disa veprimeve hetimore shtese ka vendosur perfundimin e hetimeve dhe dergimin e dosjes ne gjykate. Luan Dervishi akuzohet se ka vrare me dashje ne rrethana te cilesuara dy persona Xhevdet Xhabrahimin ndaj te cilit u hakmor per vrasjen e xhaxhait dhe fqinjin e hasmit shtetasin Luan Braja. Krimi i rende ndodhi ne mesin e muajit qershor 2010 nje dite te diele kur ne banesen e Xhevdet Xhabrahimit nje taksi dorezoi nje televizor plazma dhe nje aparat satelitor. Pajisjet elektroshtepiake iu dorezuan familjes Xhabrahimi sikur ishin dhurate surprize nga nje mik i njohur i tyre. I zoti i shtepise vendosi qe diten e diel me 14 qershor te therriste fqinjin e tij Luan Braja per ta ndihmuar per te vene ne pune televizorin. Sapo pajisja u vu ne kontakt me rrymen elektrike shperthimi vrau ne vend Xhevdet Xhabrahimin dhe Luan Brajen si dhe plagosi disa anetare te familjes. Nga hetimi rezultoi se 25-vjecari Luan Dervishi e kishte blere televizorin bashke me aparatin dixhital dhe brenda kishte vendosur 600 grame eksploziv te lidhur me kapsolle elektrike. Ai kishte porositur me pas nje taksi te ciles i kishte treguar adresen ku duhej te conte televizorin plazma dhe aparatin satelitor me paketimin e tyre te zakonshem. Pak dite me pare i akuzuari per vrasjen e dyfishte ka deshmuar per prokurorine se diten e ngjarjes pasi ka nisur pajisjet me taksi ne shtepine e hasmit ka shkuar menjehere ne banesen e tij dhe ka pritur te merrte vesh per shperthimin. Sapo ka pare ne TV se shperthimi kishte ndodhur autori ka treguar se rrobat e perdorura si punonjes i kompanise qe shperndante pajisjet i ka fshehur jashte ne lagjen e tij te banimit. I filmuar nga policia ne te gjitha keto veprime me autorizim te prokurorise i akuzuari eshte nxjerre nga burgu dhe ka treguar vendin ku i kishte hedhur rrobat. Ai ka thene se e ka kryer vrasjen si hakmarrje per ekzekutimin e xhaxhait te tij shtetasit Naim Dervishi i qelluar me arme ne vitin 1997 nga Xhevdet Xhabrahimi pas nje konflikti per motive te dobeta. Sipas organit te akuzes autori i ngjarjes kishte te pakten gjashte muaj qe pergatitej per te realizuar krimin e rende ne shenje hakmarrjeje. Pas deshmise se dhene se fundmi prej 25-vjecarit prokuroria tha se vrasja e dyfishte eshte dokumentuar teresisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›