E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratisja nga Burgu e Admir Tafilit shkarkime dhe 8 te arrestuar

03-10-2010 / Gazeta 55

Pas ngjarjes se djeshme te arratisjen se te denuarit Admir Tafili ne Shkoder dhe perfundimit te hetimeve nga Drejtoria e Sherbimit te Kontrollit te Burgjeve prane Ministrise se Drejtesise si dhe te organeve te tjera kompetente eshte shkarkuar drejtori i I.E.V.Penale Lezhe si dhe jane arrestuar grupi i shoqerimit prej 8 policesh doktori i burgut si dhe shefi i policise se I.E.V. Penale Lezhe Nazmi Demirxhiu.

Diten e djeshme Admir Tafili u arratis nga banesa e tij ne Shkoder ku ishte shoqeruar nga policet e burgut pas lejes se dhene nga autoritetet. Nga hetimet e prokurorise nuk rezulton te kete nje bashkepunim apo dhenie ryshfeti por vetem humbje te vemendjes ne krye te detyres si edhe mosrespektim te menyres per vezhgimin dhe ruajtjen e te burgosurit.
Policia e Shkodres e ndihmuar edhe nga forca te specializuara te kerkimit te personave me precedente kriminale eshte duke vazhduar operacionin per gjetjen e 41 vjecarit Admir Tafili. Tafili eshte denuar 20 vjet per plagosjen e shefit te krimeve te Malesise se Madhe Prele Pjetrushi ne vitin 2001. Vellai i tij Genci qe nuk rezulton te kete tentuar arratisjen eshte denuar me 25 vjet per vrasjen e drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari ne vitin 2000.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›