E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Mosvotimi i ligjit per Gjykaten Administrative nga PS largoi Shqiperine nga financimet e amerikaneve

03-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata Edi Rama me axhende personale per te bllokuar reformat dhe manipuluar qytetaret. Opozita asnje kontribut ne procesin e liberalizimit te vizave

Nga qyteti i Elbasanit gjate nje takimi me simpatizante dhe anetare partie kreu i LSI-se dhe njeherazi zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i beri thirrje elektoratit te tij qe te mos braktise vlerat e demokracise dhe unitetit politik ne afrimin e Shqiperise me sfidat e verteta te integrimit evropian. Duke marre shkas nga sjellja absurde e Partise Socialiste dhe lidershipit te saj Edi Rama Meta tha se tendencat per transparencen e zgjedhjeve jane levizje tragji-komike per te fshehur krizen e brendshme ne te cilen ndodhet PS pasi vete kryetari i saj ka shumezuar me zero te gjithe kontributin e kesaj force politike ne dy dekada. Sipas Metes veprimi me i fundit i PS duke mos votuar ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative ndeshkoi biznesin si dhe beri qe Shqiperia te humbe fondet nga USAID dhe donatoret amerikane. Ne i bejme thirrje Partise Socialiste qe per shkak te axhendes se kryetarit te saj te mos shumezoje me zero gjithe kontributin qe PS-ja ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne strukturat evropiane. Dhe veprimi me i fundit i mosvotimit te Gjykates Administrative ne menyre qe te lehtesohen marredheniet me biznesin dhe qe eshte nje domosdoshmeri per te evituar ato sjellje arbitrare nga ana e institucioneve qeverisese ndaj biznesit. Dhe mosvotimi solli si pasoje humbjen per nje mbeshtetjeje financiare per projektin nga SHBA dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo gje tregon per nje lidership i cili nuk lufton pertej interesave te tij personale- u shpreh Meta.
Ai vuri ne dukje se prej nje kohe te gjate opozita kerkon transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit por ska marre as mundimin me te vogel qe kerkesat e saj ti adresoje te institucionet kompetente. Ne rastin konkret kujtoi Meta PS mund ti ishte drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias sic i ka keshilluar mazhoranca shume kohe me pare. Kerkojne transparence. Por cfare transparence Ata kerkojne transparencen e zgjedhjeve qe bene vete kerkojne transparencen e kodit qe bene vete kerkojne transparencen e kutive qe hapen vete qe i firmosen vete qe i vulosen vete. Dhe kerkojne rinumerimin per te denuar komisionaret e tyre. E kerkojne per moral nderkohe qe eshte thene ti drejtohet Gjykates Kushtetuese madje i eshte kerkuar edhe ti drejtohet Komisionit te Venecias. Por nga te gjitha keto drejtime qe i jane dhene nuk ka zgjedhur asnjeren. Dhe ne rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmon qe hapja e kutive nuk dhunon pavaresine e gjykatave qe kane gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumerimi jo vetem do te behet i plote por ne rast se ka ndryshim rezultati jo vetem qe do te kemi nje ndryshim qendrimi moral por Partia Socialiste le te marre qeverisjen pa pasur nevoje per zgjedhje te parakohshme- theksoi me tej zv/kryeministri.
Ai kritikoi gjithashtu mos gatishmerine e pales opozitare ne miratimin e reformave ne interes te vendit dhe qytetareve.
Cili eshte kontributi i opozites ne 1 vit per integrimin e vendit cili eshte kontributi per nje vit per liberalizimin e vizave. Cili eshte kontributi qe ka dhene per permiresimin e biznesin per reformen ne drejtesi dhe shume ceshtje te tjera te cilat nuk kane te bejne me qeverine. Por kane te bejne me shqiptaret dhe shtetin. Pra me te ardhmen evropiane te te gjithe vendit tone. Ndaj do ti thoja Elbasanit qe te reflektoje dhe te mos braktise ato vlera dhe parime qe kjo force politike ka pasur dhe ka dhene gjate 2 dekadave. Pasi Shqiperia eshte e te gjitheve Shqiperia nuk eshte nje vend i bllokuar Shqiperia eshte nje vend me te ardhme dhe kjo e ardhme eshte integrimi evropian- deklaroi me tej zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta gjate takimit te zhvilluar ne Elbasan me simpatizante dhe anetare te Levizjes Socialiste per Integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›