E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Integrimit Rama akuza mostruoze ndaj Bregut

TIRANE- Pas deklaratave te kryesocialistit Rama se ministrja e Integrimit duhet te jape doreheqjen pasi nuk u distancua nga motra dhe kunati i saj keta te fundit te perfshire ne nje biznes me familjen mafioze Prudentino vjen edhe reagimi i ministrise se Integrimit.

Zedhenesja e ketij institucioni ne nje deklarate per mediat i cileson akuzat e Rames mostruoze dhe te qellimshme pasi sipas saj pas tyre Rama do te mbuloje 20 e gjobave qe iu ve ndertuesve.

I themi Edvin Rames se me akuza mostruoze dhe te pabaza ndaj ministres Bregu nuk mund te mbuloje gjobat 20 ndaj ndertuesve nuk mund te fshehe krizen e tij personale dhe politike nuk mund te mbuloje pallatet e ndertuara me droge dhe me parate e terrorizmit te bashkepunetoreve te tij te afert- thuhet ne deklarate.

Ne serine e akuzave ndaj kryebashkiakut Rama thuhet se Nuk mund te mbuloje abuzimet me parate e taksapaguesve te Tiranes sepse tenderat e Bashkise i fitojne gjithmone dhe vetem klani qe ai udheheq. Nuk mund te mbuloje kullat 35-kateshe qe kishte pregatitur te ngrinte ne Tirane vetem per te vledhur bashke me lepurin e tij 100 milionshin e radhes- perfundin reagimi i ministrise se Integrimit.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›