Tkurret grupi parlamentar socialist Vangjel Tavo shpall divorcin me PS-ne

UPDATE- Deklarata e deputetit te Gjirokastres Verberia e Edi Rames prane tij vegjelojne njerez pa kontribute te lidhur permes interesave personale
Dhimbjet e kokes per Edi Ramen duket se jane te pashmangshme tashme kur grupi parlamentar socialist ne harkun kohor te pak muajve ka humbur dy deputete krahas 5 te tjerecve te njohur si kritike dhe qe nga momenti ne moment mund te konsiderohen si te padeshiruarit e kryetarit. Fillimisht ishte Shpetim Idrizi ai qe vendosi te largohet perfundimisht nga PS duke zgjedhur te kontribuoje per komunitetin Cam PDU por nuk munguan kritikat ne drejtim te kryetarit te PS-se per favorizim klanesh prane tij ne PS dhe mbrojtjen e njerezve me te cilet kishte lidhje interesi te shtyra nga bizneset e perbashketa kryesisht ne fushen e ndertimit.
Te njejtin qendrim shprehu sot deputeti Vangjel Tavo i cili permes nje konference per shtyp njoftoi publikisht largimin e tij nga grupi parlamentar socialist ne shenje proteste ndaj menyres se drejtimit te PS-se dhe kataplimin e saj nga perfaqesues interesaxhinjsh intrigante dhe servile te kryetarit Edi Rama. Verberia e lidershipit cenon Partine Socialiste dhe interesat e elektoratit. Ndaj vendos te bej publike pavaresine time nga grupi parlamentar socialist. Keshtu u shpreh deputeti Tavo duke shpallur largimin e tij nga grupi parlamentar i PS-se. Ai e konsideroi si te detyruar vendimin per tu larguar pasi sipas tij ne PS vigjelojne njerez pa kontribute dhe nje pale maskarenjsh te shtyre nga interesat personale te cilat i perfitojne duke qene prane kryetarit dhe duke i derguar atij SMS intriguese per socialistet e vertete dhe me kontribute historike per gjate 2 dekadave. Distancohem plotesisht nga lidershipi aktual i PS-se. Me duhet te theksoj se largimi im eshte i detyruar nga rrethanat e Partise Socialiste. Prane lidershipit te PS-se jane njerez intrigante te cilet mbrojne interesat e tyre personale pasi skane asnje lidhje me kete force politike. Edi Rama nuk mbron interesat e Partise Socialisteve dhe socialisteve te ndershem. Mesa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen Partise Socialiste dhe qe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta. Duke mos dashur te mos behem pjese e kesaj maskarade nga pamundesia qe te bashkejetoj ne te njejten familje me keta detyrohem te marr kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim. Respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres- u shpreh Tavo.
Kesisoj nese mendojme se edhe 5 deputetet e LMN-se jane thuajse te perjashtuar apo apo prane nje vendimi per tu larguar perfundimisht dhe per te shpallur pavaresine nga Rama Partia Socialiste humbet 7 deputete brenda nje viti nga zhvillimi i zgjedhjeve te pergjithshme.
...