E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja nga Trikalla gjyshja 90 vjecare pret ne shtepi Ilir Kupen

Kjo është shtëpia e Fatmirit, babait të Ilir Kupës një nga të arratisurit nga burgu i Trikalas në Greqi. Porta rri ende hapur pasi aty jeton gjysha e Ilirit, Zele Kupa .Edhe pse 90 vjeçe ajo jeton me shpresën së një ditë nipi i saj Iliri do të kalojë në lagjen e vjetër, në Bakushe Visha të Fushë Krujës.

Ilirin e ka takuar vetëm para 8 vitesh në shtëpinë e tij , ndërsa përgjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri nuk e parë më.

Malli për nipin nuk e lejon të shprehet për të treguar historinë e Ilirit megjithëse e kujton si një djalë të mbarë. Të gjitha të këqijat thotë 90 vjeçarja Ilirit i kanë ardhur nga shoqëria.

Apeli i gjyshes është që nipi i saj të dorëzohet dhë të vuaj dënimin në burgjet shqiptare për të patur mundësi që ta takojë.
Ilir Kupa jetonte prej vitesh në shtetin helen bashkë me prindërit dhe një vëlla të vogël.
Ai është shpallur në kërkim që prej 22 marsit pasi u arratis bashkë më 10 të denuarë të tjerë nga burgu i Trikalas .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›