Tenton te vetevritet botuesi Pellumb abej
Tenton të vetëvritet botuesi Pëllumb Çabej. Ngjarja ndodhi tek pallatet e Shallvareve. Botuesi u hodh nga dritarja e banesës së tij, por që për fat të mirë ka rënë mbi një tendë të dyqaneve të katit të parë. Është dashur ndërhyrja e shërbimeve zjarrëfikëse, të cilët janë ngjitur me shkallë në tendë, dhe kanë nxjerrë prej andej botuesin. Më pas Çabej është marrë me autoambulancat e urgjencës së Tiranës. Sipas mjekëve Çabej kishte pësuar disa shembje të lehta, por gjëndja e tij ishte plotësosht jashtë rrezikut.