Arratisja nga burgu arrestohet shefi i policise

Dy oficere te larte te Burgut Jordan Misja ne pranga per arratisjen e Markajt tre police nen hetim
Akuzohen per shperdorim detyre. Reagojne koleget e te arrestuarve infrastruktura e dobet
TIRAN- Ulja e masave te sigurise ne sektorin nr.3 te ajrimit ne ambientet e paraburgimit Jordan Misja 313 ka sjelle arratisjen e 20- vjecarit Ajet Markaj. Ky eshte versioni perfundimtar i nxjerre nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve si dhe hetuesit e Komisariatit nr.3 dhe ekspertet kriminaliste te Policise se kryeqytetit.
Ne nje konkluzion te tille eshte arritur nga hetuesit te cilet prangosen Shefin Policise se Paraburgimit 313 Kamber Hoxhen dhe specialistin e sigurise ne kete institucion shtetasin Eqerem Disha.
Te dy keta efektive te policise se burgjeve qe tashme jane pezulluar edhe nga detyra dyshohet se kane konsumuar veprat penale te Shperdorimit te detyres dhe te Largimit te burgosurit nga vendi i vuajtjes se denimit.
Arrestimi i tyre u krye mbremjen e se enjtes ne ambientet e paraburgimit 313 ku edhe jane marre ne pyetje per disa ore nga efektivet e Komisariatit nr.3 ne kryeqytet dhe prej oficereve te Policise se Burgjeve.
Pervec arrestimit te dy oficereve te paraburgimit 313 do te ndiqen penalisht per shperdorim te detyres ne gjendje te lire edhe tre efektive te rolit baze te ketij institucioni. Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama jane pezulluar me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe tashme jane nen hetim.
Ndaj pese efektiveve te Burgjeve Ministria e Drejtesise paraditen e djeshme dorezoi ne Prokurori nje kallezim penal duke i cilesuar ata si pergjegjes per arratisjen spektakolare te 20- vjecarit Markaj. Ai ishte arrestuar ne shtator te ketij viti ndersa po tentonte te grabiste nje banke ne kryeqytet. Mbi te arratisurin jane ngritur akuzat e vjedhjes se bankave dhe e arkave te kursimit me arme mbetur ne tentative me pasoje plagosjen e nje personi si dhe prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve.
Efektive te paraburgimit 313 thane dje per Shekullin se faji per arratisjen e Markajt eshte i infrastruktures se dobet aty.
Paraditen e se enjtes konkretisht rreth ores 1046 minuta Markaj ka shtyre policin qe ndodhej me rreth 20 te paraburgosur te tjere ne ajrim me pas ka kercyer lart duke i kapur telat me gjemba. Ne ate moment polici i ka kapur kemben e majte per ta ndaluar por Markaj e ka qelluar me kemben e djathte duke e rrezuar perseri policin. Pas kesaj goditjeje i riu eshte ngjitur ne murin rrethues ku polici roje ka shkrepur 26 fisheket e armes se tij ne ajer por pa arritur te ndalte te riun 20- vjecar qe ka iku me vrap.
Reagojne koleget Infrastruktura skandaloze
Nuk ka pse mban pergjegjesi polici per arratisjen pasi ai nuk merret me rregullimin e rrethimit te paraburgimit. Telat me gjemba nga vendosja e keqe kane rene thuajse fare ne fushe ku cdo person me pak guxim me nje te kercyer mund ti kape ato dhe te largohet. Rrethimi i 313 eshte skandaloz dhe per kete drejtuesit e ketij institucioni nuk kane marre masa per te kerkuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve qe te investohet.
Pastaj cfare faji ka polici kur ngjitur me murin rrethues te paraburgimit po ndertohet nje ndertese pak metra me tutje ndodhen makina e lokale ku sipas rregullores minimumi 20 metra larg murit rrethues nuk duhet te kete makina te parkuara-tha njeri nga punonjesit e 313 i revoltuar pas arrestimit te dy kolegeve.
Te arrestuar
Kamber Hoxha Shefi i Policise ne paraburgimit
Eqerem Disha Specialist i Sigurise ne paraburgimin 313 ne Tirane.
Te hetuar ne gjendje te lire
Xhevat Hidri polic i rolit baze ne paraburgimin 313 ne Tirane.
Frrok Binaku polic i rolit baze ne paraburgimin 313 ne Tirane.
Dritan Rama polic i rolit baze ne paraburgimin 313 ne Tirane.