E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrulla e pergjithshme e policise certifikohen 99 punonjesit e rinj

Tirane 3 dhjetor NOA - Policia e Shtetit ka certifikuar sot 99 punonjes te rinj te strukturave te saj pas perfundimit te kursit 22 javor te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme.

Ne ceremoni ishte i pranishem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj i cili vleresoi pergatitjen gjate kursit por u shpreh se pergatitja e efektivave te policise eshte gjate gjithe kohes qe jane ne detyre.

Nuk duhet harruar fakti se ky eshte nje trajnim dhe gjithcka eshte kryer ne klase. Prandaj per te qene te suksesshem eshte e nevojshme qe ato qe keni mesuar ketu duhet ti ushtroni ne praktike ne veprimtarine tuaj te perditshme tha Burgaj ne fjalen e tij.

Ai theksoi se gjate ketyre 22 javeve te zhvillimit te Shkolles Baze te Policise efektivet kane pasur mundesite te njohin me mire dhe te pervetesojne njohurite kerkesat dhe standardet e sherbimeve policore sipas modeleve me te perparuara te vendeve Euroatlantike.

Do te kerkoja prej jush qe te jeni kerkues dhe te rrisni cilesine e sherbimeve ndaj komunitetit tha ai.

Ne kete ceremoni mori pjese dhe Shefi i Misionit PAMECA Cecil Craig perfaqesues te Programit ICITAP drejtues te tjere te larte te Policise se Shtetit dhe Qendres se Formimit Policor si dhe familjare te kursanteve te sapocertifikuar.

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka falenderuar gjithashtu per kontributin dhe asistencen e dhene partneret nderkombetar vecanerisht programin ICITAP dhe Projektin PAMECA III per trajnimin baze.

Punonjesit e sapocertifikuar te Shkolles Baze te Policise Per patrulle te pergjithshme do te vijojne nga data 6 Dhjetor deri me 8 Maj te vitit te ardhshem Programin e Trajnimit ne Terren pergjate 22 javeve.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›