Drejtori i IZUM-it Slloveni Tomas Seljak
Pyetjes a eshte e vertete qe COBISS ka tentuar per tete vite me radhe te kontaktoje me Biblioteken Kombetare te Shqiperise dhe te ushtroje forma presioni ne menyre qe BKSH te bashkohet ne kete rrjet dy personat e denoncuar nga Plasari pergjigjen.
Kemi problem strukturen organizative te bibliotekave ne Shqiperi
Prej shume kohesh bibliotekave te Shqiperise une iu jap nje ndihmese. Por zoti Plasari asnjehere nuk ka marre pjese ne konferencat tona ku gjithmone ka qene i ftuar. Na ka thene qe nuk kam nevoje te bashkepunoj me institutin tuaj.
Por kjo pune eshte vetem ne te mire te bibliotekave shqiptare se me ndihmen tone ne kemi arritur shume per bibliotekat shqiptare.
Nuk kemi te bejme me asnje interes komercial jemi nje organizate jofitimprurese dhe do te vazhdojme perpjekjet tona qe bibliotekave shqiptare tu mundesojme kycjen ne rrjetin rajonal te bibliotekave ne mbare Evropen.
Shqiperia eshte pjese e Ballkanit Perendimor dhe sigurisht qe ka nje qellim final ne integrimin evropian. Por duhet te dini se Biblioteka Kombetare e nje vendi eshte shume e rendesishme dhe eshte zanafilla e zhvillimit te bibliotekave te tjera.
Ne prezantimin tim kam treguar se si behet bashkepunimi i thelle mes bibliotekave ne Rajon. Te gjitha bibliotekat e nje vendi duhet te bashkohen si nje trup i vetem dhe te organizohen ne nje organizate ne kuadrin e Bibliotekes Kombetare. Ne kemi konstatuar se bibliotekat ne Shqiperi nuk jane te lidhura me Biblioteken Kombetare.
Pra qellimi i gjithe konferences dhe i Bibliotekes Kombetare duhet te jete qe keto biblioteka ti bashkoje dhe pastaj keto biblioteka te bashkohen me rrjetin rajonal. Ne kete menyre bibliotekat i mundesojne rrjetit shkembimin pa pagese te rekordeve bibliografike qe i kane ne pronesi.
Institutin tone e financon Qeveria e Republikes se Sllovenise dhe me fondet e veta ndihmon vendet e Rajonit te Ballkanit per zhvillimin e metejshem te bibliotekave dhe te tere sistemit te informacionit ne lidhje me kete veprimtari.
Ne e dime gjendjen e bibliotekave ne Shqiperi sepse bashkepunojme prej nje kohe te gjate me to.
Nuk kemi problem gjetjen e financimeve por strukturen organizative te bibliotekave ne Shqiperi. Ndoshta zoti Plasari ndjen se ketu ka dicka per tu shqetesuar por nuk eshte keshtu.
Ne kete konference kane ardhur drejtore te bibliotekave kombetare rajonale dhe ata kane dashur qe ta takojne por ai nuk ka pranuar.
Kjo ne nje bote normale nuk mund te ndodhe por po konstatojme se mund te ndodhe vetem ne Shqiperi.