E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja te 313/ Pranga 2 punonjesve te sigurise se Burgut padi 3 policeve

Tirane 3 Dhjetor NOA - Arratisja e djeshme e te burgosurit Ajet Marku nga mjediset e Burgut 313 eshte shoqeruar mengjesin e sotem me dy arrestime te punonjesve te ketij reparti te vuajtjes se denimit.

Sic raportohet per agjencine e Lajmeve NOA paraprakisht nga burimet policore te Tiranes behet fjale per arrestimin e pergjegjesit te sigurise se Burgut 313 Kamber Hoxha dhe specialistit te trupes se regjimit Eqerem Disha te cilet jane vene ne pranga nen akuzen e shperdorimit te detyres.

Nderkaq bazuar ne te njejten akuze jane paditur penalisht edhe tre police te ketij institucioni te vuajtjes se denimit.

Me emrat respektive Xhevat Hidri Dritan Rama dhe Frrok Binaku qe te tre ata do te hetohen ne gjendje te lire nga organi i akuzes lidhur me arratisjen e te denuarit Ajet Marku diten e djeshme nga mjediset e Burgut 313 ... vijon

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›