E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset i arrestuari për vjedhjehidhet nga kati i dytë i komisariatit

TIRANE- Disa orë pas arrestimit në flagrancë duke vjedhur një makinë në Tiranë, një 29-vjeçari nga Fieri ka realizuar një arratisje spektakolare nga qelitë e Komisariatit numër 1. Orgest Milo ka arritur t’i shpëtojë policisë, pasi është hedhur nga kati i dytë i komisariatit numër 1.
 
Policia ka qenë duke marrë në pyetje 29-vjeçarin lidhur me vjedhjen e makinës dhe armën që iu gjet në banesë në momentin e arrestimit, dhe për këtë arsye i ka hequr prangat.
 
Por Orgest Milo ka përfituar nga një moment kur efektivët e policisë janë larguar pak, dhe është hedhur nga kati i dytë i komisariatit.
 
Tashmë policia e Tiranës është vendosur sërish në ndjekje të 29-vjeçarit Orges Milo, pas arratisjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›