E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Islami:Reporterët të zhgënjyer

Partia Socialiste thotë se reporterët e KE-së janë larguar të zhgënjyer nga qëndrimi që ka mbajtur qeveria shqiptare përsa i përket ligjit të dosjeve. Përfaqësuesi socialist në Asamblenë e përgjithshme të Këshilli të Europës tha se ligji i lustracioni i ka shqetësuar raportuesit. Sipas tij, bashkëraportuesit kanë kritikuar shmangien e marrjes paraprake të opinionit nga Komisioni i Venecias dhe kanë shprehur shqetësimin për presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas Islamit kjo qeveri po sulmon prokurorinë pikërisht në këto momente kur ajo ka nisur të hetojë ngjarje të mëdha dhe që prekin interesat e qeverisë. Sipas tij, këto janë elementë që ndikojnë drejtpërdrejtë që Shqipëria të klasifikohet një demokraci hibride, ku elementi më i dobët, është ai i funksionimit të qeverisë për shkak të korrupsionit të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›