E Diel, 1 Nëntor 2026

'Arrest burg' për 2 ish-zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes

Është vendosur masa e sigurisë për 2 ish-zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes, të cilët ranë në burg tre ditë më pare për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Shkëlzen Madani drejtor i drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve në ministrinë e Mbrojtjes, është dhënë masa e sigurisë për 'arrest burg'. Ndërsa ndaj Kadri Sulit komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura është vendosur masa e sigurisë 'arrest burg'. Është vendosur masa e sigurisë 'arrest burg' edhe për administratorin e firmës 'Geoconsult', Ferdinand Hodo. Ndërsa për administratoren e firmës 'Nitromak' Aurela Çota, gjykata dha masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Zyrtarët akuzohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre pasi jepnin leje import-eksport eksplozivësh. Zyrtarët e ministrisë Mbrojtjes akuzohen se kanë pajisur jashtë regullave me leje import-eksporti të lëndëve eksplozive për qëllime civile ndaj dy kompanive private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›