Presidenti dekreton ndryshimet kushtetuese
Presidenti dekretoi sot ndryshimet kushtetuese që u votuan në parlament në 21 prill. Duke ju referuar ndryshimeve të tanishme sistemi i ri zgjedhor është i tipit proporcional rajonal me lista të mbyllura. Zgjedhja e presidentit tashmë është më e thjeshtë dhe nuk lejon shpërndarjen e parlamentit për pesë raunde të njëpasnjëshme. Presidenti i Republikës zgjidhet me shumicë të thjeshtë 70 plus 1. Dokumenti themeltar pësoi ndryshime të thella edhe sa i përket mocionit të besimit ndaj Kryeministrit.Ndryshimet u votuan në Kuvend më një shumicë prej 115 deputetësh pro. Ndaj ndryshimeve kushtetuese Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të mbledhë firmat e duhura në popull për ti hedhur ndryshimet në referendum popullor.