E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg dhunuesit të gruas

Lihet në arrest me burg Olsi Iljaz, 34-vjeçari i cili rrahu barbarisht bashkëshorten e tij shtatzanë. Në seancën gjyqësore e cila u zhvillua në ambientet e dhomës spitalore të pavionit të kirurgjisë organi i akuzës ka kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe lënien e tij nën masën e sigurisë arrest në burg.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës i të pandehurit ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie si shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Teksa mbahej i lidhur me shtratin për shkak të agresivitetit që shfaq të pandehurit i është komunikuar edhe vendimi i gjykatës për lënien e tij në arrest me burg, raporton TCH.

Sakaq në ambientet e po të njëjtit pavion vazhdon të mbahet edhe Rudina Iljaz gruaja shtatzanë, e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti i saj. Sipas mjekëve gjendja e saj është përmirësuar disi por vijon të mbahet nën trajtim mjekësor. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›