E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon presidentin Obama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar presidentin e SHBA-ve, Barack Obama me rastin e vrasjes së nxënësve të shkollës në Konektikat, gjatë ditës së djeshme.

Në telegramin e kryeministrit Thaçi drejtuar presidentit amerikan Obama thuhet se për të gjithë qytetarët e Kosovës ishte tronditës lajmi për vrasjen e nxënësve të shkollës fillorë në Konektikat.

“Ky krim ka tronditur zemrat e prindërve, pedagogëve jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, por kudo në botë.

Qytetarët e Kosovës bashkohen me ju për ta ndarë dhe lehtësuar dhembjen.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju, familjeve të nxënësve pedagogëve dhe gjithë popullit amerikan ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, përfundon telegrami i kryeministrit Thaçi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›