E Diel, 1 Nëntor 2026

Daut Haradinaj vizitoi familjen e heroit Mujë Krasniqi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot Familjen e Heroit të Kombit, Mujë Krasniqi, i cili ra në luftën për lirinë e Kosovës, në dhjetor të vitit 1998.

Haradinaj e vlerësoi lartë kontributin e Mujës dhe të Familjes Krasniqi në të gjitha etapat e përpjekjeve të popullit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e veçanërisht në kohën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai kujtoi angazhimin vetëmohues të heroit Mujë Krasniqi në organizimin e luftës sonë për liri, si një prej miqve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë, i cili ishte mik edhe mik i mirë i Familjes Haradinaj.

Babai dhe familjarët e Mujë Krasniqit, e falënderuan deputetin Haradinaj për vizitën në familjen e tyre, dhe e përgëzuan atë për punën e mirë që po bëhet në mbrojtjen dhe artikulimin e mëtejmë të vlerave dhe vizionit të dëshmorëve të UÇK-së dhe të luftës së tyre për liri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›