E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderë botërorë ngushëllojnë SHBA-në

Liderë nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllime për vrasjen e 20 fëmijëve dhe të paktën shtatë të rriturve nga të shtënat në një shkollë të Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Afganistanit, Hamid Karzai, i Francës, Franois Hollande, ashtu si edhe Papa Benedicti XVI dhe kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda, kanë shprehur gjithashtu keqardhje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›