Arrest me burg per Abedin Mulajn taksisti qe transportoi vrasesin e Trashanit
Gjykata e Tiranes ka lene ne burg taksistin qe transportoi vrasesin e Aurora Trashanit. Seanca per caktimin e mases se arrestit u zhvillua dje ndersa perfaqesuesi i akuzes parashtroi para gjykates rrethanat e ngjarjes dhe rolin e 47-vjecarit Abedin Mulaj ne kete ngjarje te rende. Gjate seances i akuzuari Mulaj nuk ka folur per akuzen e ngritur ndaj tij perkatesisht ate te Vrasjes me dashje ndersa avokati ka mohuar perfshirjen e tij ne vrasje dhe ka kerkuar lirimin e menjehershem te klientit te tij. Pasi degjoi palet gjyqtarja e gatshme Fida Osmani caktoi masen Arrest me burg duke i lene kohe organit te akuzes per zbardhjen e hetimeve per kete ceshtje. Mesohet se Mulaj ka qene personi qe transportoi autorin e vrasjes pas krimit fakt qe ka rezultuar gjate hetimeve. Arrestimi i 47-vjecarit u be tri dite me pare pasi nga hetimet paraprake rezultoi si bashkautor ne vrasjen e 32-vjecares Trashani juriste te Autoriteti i Konkurrences e cila u gjet e vrare dhe me pas e djegur ne banesen ku jetonte me qira. Policia ka identifikuar autorin e ketij krimi dhe po punon per kapjen e tij ndersa mesohet se fotoja e tij u eshte shperndare te gjitha pikave kufitare dhe komisariateve ne kryeqytet dhe qarqet e tjera ne vend. Ngjarja per te cilen akuzohet Mulaj ka ndodhur me 2 shkurt te ketij viti kur viktima Aurora Trashani u gjend e vrare dhe e djegur ne banesen ku jetonte prane zones se Zogut te Zi ne Tirane. Fillimisht vdekja e ish-juristes se Autoritetit Kombetar te Konkurrences u konsiderua si nje vdekje e shkaktuar nga asfiksia dhe plage te shkaktuara nga nje zjarr aksidental qe kishte rene ne banesen e saj ku jetonte e vetme. Por kjo gje eshte hedhur poshte nga mjeket ligjore te cilet duke kryer autopsine e viktimes kane zbuluar plage te shkaktuara me mjete prerese. Kjo ka bere qe grupi hetimor te rikthehet edhe nje here ne vendngjarje per te kryer verifikime te tjera te hollesishme per vrasjen e 32-vjecares. Sipas raportit mjekoligjor Aurora Trashani vec plageve te djegies dhe asfiksise kishte marre edhe goditje thike ne pjesen e kraharorit dhe te qafes. Vdekja e saj ka ardhur nga goditjet me thike dhe jo nga asfiksia e as nga plaget e shkaktuara nga zjarri.