Kapet me hashash ne BMW pranga 19-vjecarit
Nje 19-vjecar eshte vene ne prangat e agjenteve te antidroges ne kryeqytet pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne automjetin e tij tip BMW eshte gjendur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 8.4 grame lende narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Sipas te dhenave te policise se kryeqytetit gjate dites se djeshme eshte mesuar se ne oret e vona te se merkures nga specialistet e Seksionit kunder Narkotike ne policine e Tiranes bene te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Ramazan Gazmir Kurdedja 19 vjec banues ne Tirane. Policia tha se kapja e tij u realizua ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme e Komisariatit nr. 4 ne rrugen Kongresi Manastirit prane shkolles Eqrem Cabej ku gjate kontrollit te automjetit tip BMW me targe V 534 HMJ i jane gjetur 3 qese farmacie me peshe 8.4 gram me gjithe ambalazh te dyshuara me bime narkotike e llojit kanabis sativa. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan sasia e bimes narkotike prej 8.4 gram kanabis sativa mjetit tip BMW me targe V 534 HMJ dhe nje telefon celulare. Nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.