Rrefimet vijne nga dashuria
vijon nga numri i djeshem
Ai i demaskon romaket te cilet me pretekst se po luftonin kunder piraterise ilire ne realitet synon pushtimin e tokave ilire te pasura me minerale po edhe hapesira nga te cilat do te siguronin drithera e prodhime te tjera te cilat here-here detyroheshin ti kerkon e blinin edhe ne tokat e tjera mesdhetare. Per kete arsye perandoret romake konsujt dhe prijesit e tjere ushtarake kishin percaktuar synimin e krijimit te Perandorise ne te cilen dielli kurre nuk do te perendonte. Ne nje kendveshtrim si ky eshte veshtire te paraqiten te gjitha ngjashmerite dhe dallimet sa i perket permbajtjes trajtimit artistik dhe vlerave etike e morale gezimeve e vuajtjeve apo edhe te veseve e tradhtive si pjese ta pandashme te jetes. Ne te dy romanet krahas mbretit Agron dhe Teutes mbretereshe legjendare ilire dhe prinderve te saj Verzit dhe Birkenes vend te rendesishem ka figura e Dhimitrit grek nga ujdhesa Faros prijes ushtarak por i cili per fatin a fatkeqesine e saj behet dashnor i Teutes. Ai eshte prijes ushtarak sidomos ne betejat detare por dobesite e tij madje edhe nje lloj tradhtie behen edhe faktor qe e percaktojne disfaten e fiseve ilire. Mirash Marinoviqi permes dashurise rinore te Teutes me princin Pleurat dhe Sundimtarin Skerdiliad po edhe ndaj grekut elegant paraqet edhe
rriten dhe formimin e ngritjen e saj ne fronin ilir ne Rizon por edhe fundin e pashmangshem te mbreterise Ilire. Ndryshe nga Agroni mbret i urte dhe strateg e prijes i afte ushtarak Teuta ne jeten e saj me shume mbeshtetej ne ndjenjat dhe pasionet e saj ne veprimet ndonjehere te parashikueshme sidomos kur u be mbretereshe. Te gjitha keto bene qe ajo te ballafaqohej edhe me sfida te renda. Ngritja dhe renia tragjike e saj sipas ishte vullnet i zotave te popullit te
saj - mendonte ajo.
Pasi ajo dhe ushtria e saj u mund nga centuorionet romake dhe mbeti pa fron dhe pa mbreteri ajo iu kthehet maleve dhe shkrepave te tokes se saj mitike nder banoret e saj te varfer ku fshihet me sukses duke bere jeten e ilires se zakonshme. Por si e tille duket ketu e aty shpeshhere edhe ne
dy-tre vende njekohesisht por ishte edhe pakapshme dhe e pazhdukshme prandaj si e tille u be me e rrezikshme per pushtuesit se te ishte gjalle dhe te qendronte ne balle te njesiteve ushtarake te Mbretereshe Ilire.
Per kete arsye ushtaret romake por edhe oficeret e tyre apo konsujt ishin te bindur se ajo ishte bere fantazme dhe e padukshme ashtu si ishin edhe luftetaret ilire edhe pse konsiderohej se ishin mundur e zhdukur. Veprimet dhe manovrat e intrigat e Dhimitrit si personazh i rendesishem ne te dy veprat atyre i japin dinamike te konsiderueshme e cila lexuesin gjithe kohen e mban ne njefare pasigurie sa i perket asaj qe do te pasoje. Derisa Teuta si grua finoke por edhe si mbretereshe e vendosur e gatshme te dashuroje dhe te jete e dashuruar behet figure e adhuruar por edhe objekt i pergojimeve sidomos nder romaket por edhe ne disa qarqe ilire qe pretendonin ta rrezonin nga froni dhe ta grabisnin ate per vete prandaj gjithe kohen i percillnin veprimet dhe gabimet e saj.
Bota e fiseve ilirike dhe kultura e tyre shpirterore dhe materiale
Ne te dy romanet ne fjale eshte prezente edhe tradhtia si pjese e pandashme e jetes se perditshme te ilireve qe nga Agroni Teuta Dhimitri Skerdiliadi Pleurati Genci dhe personazhet e tjera. Ngjarjet rrjedhin ne kontekstin e ngjarjeve dhe te vuajtjeve traumave te ilireve gjate historise te cilat shpesh ishin ballafaquar edhe me rreziqe te zhdukjes se plote.
Flora Dozan po edhe Martinoviqi me mjeshtri trajtojne edhe jeten gezimet po edhe vuajtjet e shtresave te malesoreve ilire qe mbijetonin ne vuiset e ashpra midis Narones tani Neretva dhe Rizonit ne Gryken e Kotorrit. Nena e Teutes Birkena ne caste frike e rreziku e sheron mbretin Agron nga nje semundje e rende me ilacet e saja qe i pergatiste nga barishtes e malesise.
Ndodhi qe mbreti Agron i cili po perjetonte caste te renda e njohu Teuten vajzen me sy te kalter si te irisit ilirik. Edhe pse ishte i moshuar asaj i ofron martese. Por aq shume u dha pas saj sa ne testamentin e tij ate e cakton pasardhese te fronit mbreteror. Ky gjest i ti shkakton hidherimin dhe xhelozine nder pretendentet per fronin po edhe per pasurine perrallore qe ai e
ishte siguruar me ndihmen e pirateve ne detin Adriatik. Gjate pergatitjeve per te shkruar vepren Ilirja Flora Dozan nje kohe te gjate kishte studiuar te kaluaren e paraardhesve te saj por edhe tere begatine e kultures materiale dhe shpirterore te fiseve ilire. Kjo ia beri te mundshme asaj qe iliren e varfer e pastaj mbretereshe ta paraqese e skalise si personazh kompleks e cila meritonte adhurimin por e cila kishte zgjuar edhe smire e pergojime nder kundershtare po sidomos nder pushtuesit. Te gjitha keto kushtezuar qe ajo te shnderrohet ne legjenda te cilat i thuri imagjinata e
pasur e popullit ilirik.
Faktoret e perjetesise historike
Ne te dy romanet Teuta na del personazh mitik e legjendar e cila meriton te adhurohet. Mirash Martinoviq permes nje buqete pergamenash te cilat gjoja disa arkeologe i kishin zbuluar ne nje shpelle te panjohur ne Ilirikun bregdetar Sipas tyre bukuria magjepse por edhe figura tragjike e Teutes jane ruajtur te paprekura dhe si te tilla u kane sherbyer si frymezim pasardhesve te
saj e te popullit ilir dhe si e tille eshte ruajtur nga brezi ne brez dhe si e tille kishte mbetur e pazhbeshme madje edhe per ushtaret dhe oficeret e sundimtaret romake qe sherbenin ne Iliri.
Kudo qe shkonin ata e hetonin pranine e saj apo hijen e saj. Si e tille ishte bere opsesion i cili i nxiste te meditonin dhe te diskutonin per te dhe kunder saj. Keto situata e nxisin kersherine e lexuesit dhe friken per fatin e saj. Nena e saj Birkena sipas legjendes asaj ia kishte dhene te pinte barin e harreses qe e kishte pergatitur ashtu si dinte vetem ajo. Por ajo mbetet ne kujtesen e popullit ilir si simbol i dinjitetit dhe i rezistences kunder pushtuesve romake. Por ne jeten e perditshme ajo ishte ilire e zakonshme e cila nuk pranon te dorezohet para atyre qe e kishin shkelur dhe djegur e shkreteruar token dhe popullin e saj. Si e tille behet dhe mbetet simbol i qendreses se popullit te vet. Figure dhe personazh interesant dhe mitik ne te dy romanet eshte edhe Bardhylli skulptor autodidakt i cili bukurine e Teutes e perjeteson ne skulpturen e saj te cilen per fat te keq e perdhosin pushtuesit. Nga ana tjeter ai eshte simbol i fuqise mitike te njeriut qe nuk ka ndermend te degjoje apo te dorezohet para pushtuesve sepse i ka caktuar vetes detyre ti skalise ne male skulpturat e sundimtareve ilirike per tu kujtuar per jete e mot. Prandaj Bardhyli krahas Perendise Medaur Agronit e Teutes si sundimtare eshte nje simbol specifik i qendreses se njeriut te zakonshem ilir si pjese e pandashme e betejave te panderprera per liri e ekzistence ne shekujt qe pasojne e qe ruhen dhe kane rol mobilizues edhe ne ditet e sotme.