Arrest me burg per Asllan Patriotin

Asllan Patrioti, koordinator i grevës së të përndjekurve politikë do të qëndrojë në qeli për t’u përballur me akuzat e mashtrimit dhe ushtrimit të paligjshëm të ndikimit. Vendimi për 58-vjeçarin u dha nga gjykata e Tiranës pas arrestimit për kanosje dhe shtrëngim në dhënien e parave një shtetasi Italian, me pretendimin se e kishte ndihmuar me lidhjet në polici për të gjetur dhe dorëzuan makinën e vjedhur në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e së enjtes nga policia të Asllan Patriotit, një prej koordinatorëve të grevës së ish të përndjekurve politikë.
Në një seancë që zgjati të paktën 4 orë, gjykata pranoi kërkesën e prokurores duke e lënë në burg pa afat Patriotin, për akuzën e ushtrimit të paligjshëm të ndikimit dhe mashtrimit.
Avokati mbrojtës Irfan Aliu, edhe pse ka pranuar që klienti i tij ka marrë një shumë parash nga një shtetas Italian, ka pretenduar për parregullsi dhe se do e apelojë këtë vendim.
Ndërkohë familjarët dhe përfaqësues të grevës s ëish të përndjekurve politikë, edhe përballë një akuze konkrete dhe një pohimi të marrjes së parave nga Patrioti, kanë vijuar të pretendojnë se procesi është I padrejtë duke kërkuar lirimin e 59-vjeçarit.