Elbasan droge ne burg 3 gra ne pranga

Tre gra kanë rënë në prangat e policisë sepse u zbuluan që po fusnin drogë në qelitë e burgut të Kosovës. Personat e arrestuar janë; Diana Çobo, 45 vjeçe, banuese ne lagjen “18 Tetori” Ura Vajgurore në Berat, E.Z, 17 vjeçe, banuese në lagjen “11 Janari” në Kuçovë dhe Besiko Çobo, 48 vjeçe, banuese në lagjen “18 Tetori” Ura Vajgurore në Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi vajza me iniciale E.Z, ka shkuar për të takuar një të afërmin e saj, i cili kryen dënimin në burgun e Kosovës në Belsh. Gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e sigurisë së burgut, në rrobat që do të çonte te i afërmi i saj që kryente dënimin u gjetën 150 doza hashash. Pas hetimeve rezultoi se në këtë ngjarje janë përfshirë dhe dy gratë e tjera. Pas arrestimit të grave, policia ka nisur dhe kontrollin e qelive të të dënuarve që do të takonin gratë. Të burgosurit Klodian Xhemalaj iu gjend dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një apa.