Arrest me burg për efektivin e policisë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg, për efektivin e policisë Arjan Hoxha, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. 37-vjeçari Hoxha, është arrestuar ditën e dielë në plazhin e Golemit, pasi akuzohet si tutori i dy vajzave, të cilat ushtronin prostitucion në një prej hoteleve të kësaj zone.
Po ashtu në seancën e sotme, gjykata ka kërkuar detyrim paraqitje për 23-vjeçaren, XH. H, e cila është një nga vajzat që ushtronte prostitucion.