E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia: Vrava vëllanë se s'na përputheshin preferencat seksuale

SARANDË - Ka dalë sot para gjyqit Ermir Myrto, 25 vjeçari që vrau të vëllanë pak ditë më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës. Ai, dhe bashkëpunëtori, 19 vjeçari Jorgo Beruka, kanë pranuar krimin dhe kanë dhënë detaje dhe fakte mbi rrethanat e ngjarjes.

Në seancën e parë gjyqësore ne ngarkim te tyre, Ermiri tha se "unë e vrava vëllanë më të madh, Lazen, në një turbullim psikologjik, që as vetë nuk e besoj se si ndodhi". I pyetur nga akuza për arsyet, ai tha se "vëllai ishte kokëfortë për të pranuar atë që donte".

Nga hetimi gjyqësor, në seancë u provua se aryseja e vrasjes nuk ishte ajo që hamendësuan disa media, që paraqitën si shkak një zënke banale për një telefon. Nga dëshmia e vëllait vrasës, Ermir Myrto, mësojmë se motivi i grindjes nuk ka qenë shitja e telefonit, por preferencat seksuale të të ndjerit, që kanë çuar në aktin tragjik . "Vëllai ishte kokëfortë për të pranuar atë që donte", pohoi vëllai vrasës. "Vrasja me thikë ka ndodhur në një çast të turbullimit tim psiqik. Vrasjen e ka bërë pa dashje. Nuk jam ende i vetëdijshëm se si thika ime është ngulur në trupin e vëllait, Lazes, pas një grindje të zakoshme. Ai kishte dy të dashura dhe unë nuk mund ta lejoja të vazhdonte kështu. Por ai më fyeu", rrëfeu ne sallen e gjyqit, 25 vjeçari që vrau të vëllanë para pak ditësh.

Sot gjykata vendosi mbajtjen në burg jo vetëm të autorit por edhe të bashkëpunëtorit në vrasje për të sqaruar rolin e tij në kryerjen e këtij krimi. Burg pa afat, për dy të ndaluarit, për vrasjen e Laze Myrtos në fshatin periferik të Sarandës, është vendimi i shkallës së parë së gjykimit. Akuza e ngritur ndaj tyre është "vrasje me dashje, me pasoje vdekjen e personit" si dhe "ndihme në krimin e vrasjes".


Grindje banale, vret vëllain me thikë


dt 23 korrik

SARANDË- Krimi në familje shënon viktimën e radhës në Sarandë. Vëllai vret vëllain për motive banale në gjaknxehtësi e sipër. Ngjajra e rëndë ndodhi sot paradite në fshatin Gjashtë pranë Sarandës. Ermir Myrto ka qëlluar disa herë me thikë të vëllain 30 vjeçar, Laze Myrtaja duke e lënë të vdekur në vend.


Policia njoftoi se "viktima u transportua në spitalin 'Petro Nako' të qytetit të Sarandës, por nuk mundi të mbijetojë. Nga hetimet e para rezulton se shkak i ngjarjes ka qenë një grindje banale mes dy vëllezërve. Policia shkoi në vendngjarje dhe arrestoi në flagrance autorin e krimit. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›