Kalaja e Dodës,konflikt me armë mes kandidatëve
DIBËR- Përplasje me armë mes dy kandidatëve për kryetar komune në Kalanë e Dodës. Ngjarja, që për fat nuk ka shënuar të lënduar ka ndodhur paraditen e sotme dhe në të janë përfshirë shtetasit Bujar Himollari dhe Bujar Mahmutja. Mësohet se Himollari është kandidati i PS-së për komunën në këto zgjedhje, ndërkohë që Mahmutja garon në siglën e PDIU-së në zgjedhjet vendore për kreun e komunës në Kalanë e Dodës. Policia e njoftuar për konfliktin ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka të dhëna rreth shkaqeve të konfiktit mes dy rivalëve në zgjedhje. Raportohet se gjate konfliktit ka pasur edhe te shtena me arme.