E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet dorezojne ne grup imunitetin

Ne mbledhjen e grupit parlamentar deputetet demokrate kane kufizuar imunitetin e tyre para se vendimi te botohej ne fletoren zyrtare


Partia Demokratike dorezon ne grup imunitetin e deputetit. Demokratet te cilet kane qene edhe nismetaret per kufizimin e imunitetit te deputeteve pas shperthimit te skandaleve per afera korruptive kane nxituar qe ti heqin vetes mbrojtjen e posacme qe i jep ligji themelor.


Madje duke shfrytezuar mbledhjen e grupit te Partise Demokratike deputetet e djathte kane nxituar qe te nenshkruajne kerkesen drejtuar Kuvendit per kufizimin e imunitetit para se vendimi te botohej ne fletoren zyrtare. Kufizimi i imunitetit te deputeteve per fillimin e ndjekjes penale per veprat penale qe lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave te Kodit Penal.


Tashme Prokuroria e ka me te lehte nisjen e hetimeve nga deputetet nderkohe qe per vepra te tjera penale do te duhet te ndiqet procedura e zakonshme.


Me 18 mars eshte botuar ne fletoren zyrtare edhe vendimi per kufizimin e imunitetit te deputeteve duke lehtesuar Prokurorine ne veprimtarine e saj ndaj qytetareve te veshur me imunitet.


Pas shperthimit te skandaleve me Meten dhe Priftin mazhoranca nxitoi per miratimin e ketij aneksi te Rregullore se Kuvendit qe sben fjale per kufizimin e imunitetit me pelqimin e vete subjektit. Lista e deputeteve pritet qe te behet publike dhe ti dergohet se bashku me nje kopje te vendimit Prokurorit te Pergjithshem.


do ndryshim i mevonshem i kesaj liste nepermjet dhenies se pelqimit me shkrim per deputete qe nuk e kane bere ate ose terheqjes se deklarates depozitohet tek Kryetari i Kuvendit behet publike dhe i njoftohet menjehere Prokurorit te Pergjithshem. Sipas ndryshimeve kufizohet imuniteti i deputeteve per fillimin e ndjekjes penale per veprat penale qe lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave te Kodit Penal.


Per keto vepra penale kufizimi i imunitetit te deputetit behet per te gjithe kohezgjatjen e mandatit per ata deputete qe deklarojne me shkrim pelqimin per kufizimin e imunitetit.


Tashme pritet qe nje nisme te tille ta ndermarrin edhe deputetet e opozites te cilet kane pasur verejtjet e tyre. Kufizimi i imunitetit u shoqerua gjate gjithe periudhes se shqyrtimit te tij ne Komisionin e Ligjeve nga debate te forta midis mazhorances dhe opozites.


Nenkryetari i Komisionit te Ligjeve njekohesisht edhe Sekretar per eshtjet Ligjore ne seline roze Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma e mazhorances nuk eshte as me shume dhe as me pak se demagogjia dhe hipokrizia politike e radhes e shumices parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›