Shfaqja e filmit Falja e Gjakut ne Lincoln Center ne Manhatan
Pas sukseseve të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, ky film po pritet me interes të madh nga publiku amerikan. Në një artikull të medias amerikane “Cinema Blend” thuhet “është gjithnjë interesante të vëzhgosh, sesi zëra të fuqishëm të kinemasë ndërkombëtare që rrëmbejnë vëmendjen botërore. Disa vite më parë ishin kineastet rumunë ata që tërhoqën vëmendjen e shikuesve , viti i sapo kaluar ishte viti i Iranit, ndoshta 2012 do të jetë viti i kinemasë shqiptare ose do të jetë viti që do të shënojë mbërritjen e një talenti të ri si Tristan Halilaj, që mbart këtë dramë të fuqishme të një adoleshenti si Niku që detyrohet të përballet me konsekuencat e aktit të babait të tij.”
Filmi “Falja e Gjakut” po pritet veçanërisht me interes nga publiku shqiptaro- amerikan. Kjo, pasi ky film, jo vetëm që ka arritur majat e kinemasë botërore për nga cilësia artistike dhe vlerat unike të narracionit, por ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm për faktin se ka thyer çdo rekord shikueshmërie në Shqipëri, si vend i origjinës, duke tejkaluar edhe filmat më të sukseshëm të kinemasë hollivudiane për nga numri i shikuesve. Eshte diçka shumë e rrallë për filmat e sukseshem nëpër festivale, të cilët rrëmbejnë vlerësimet e kritikës ta shndërrojne këtë arritje në sukses komercial siç ka ndodhur me filmin “Falja e Gjakut”.
Artisti i ri shqiptaro amerikan Zef Çota u shpreh: “Si një shqiptaro-amerikan e kam të vështire të shpreh dhimbjen e thellë shpirtërore që lë gjakmarrja brez pas brezi megjithëse mund të ketë filluar shumë më parë se ti ke lindur. Ajo për cka unë i vlerësoj më së tepërmi bashkëautorët e filmit është, që ata nuk i glorifikojnë këto akte, por as i trajtojnë këta individë që përfshihen në akte të tilla të gjakmarrjes, si injorante primitivë. Ata thjeshtësisht kanë kapur kompleksitetin dhe konsekuencat e një jete që drejtohet nga rregulla të tilla”
Pas shfaqjes së filmit aktori shqiptar në Nju Jork, Herion Mustafaraj u shpreh: “Një punë e shkëlqyer, një vepër filozofike po aq sa edhe artistike, një shkollë e re kinemaje.... Arti edhe një herë triumfoi sot duke argumentuar mesazhin filozofik që “Vëllavrasja është vetëvrasje!”