E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje vritet me thike ne fyt nje besimtar mysliman

Një besimtar mysliman i moshuar u gjet i vrarë me një thikë të ngulur në fyt. Ngjarja ka ndodhur në xhaminë e Dushkut në Lushnje.
Viktima, Shemsi Muca kishte hyrë në xhami rreth orës 15.30 minuta për të kryer ritin e faljes.
Atë kohë në godinën fetare rezulton se nuk ka patur asnjë person tjetër.
Muça u gjet i vrarë nga një tjetër besimtar mysliman, i cili lajmëroi kryemyftiun e Lushnjes.

Sipas dëshmisë së Xhelo Beqirit, personi i parë që pa viktimën, përveç thikës së ngulur në fyt, kishte mbi trup të vendosur orën e dorës dhe unazën.

Policia e Lushnjes dyshon për një vetëvrasje, por dëshmitari ka thënë se në momentin që ai po hynte në xhami pa të dale me nxitim nga ambientet e xhamise një djalë të ri.

Policia ka marrë ne pyetje edhe Tomorr Boricin, kryemyftiun e Lushnjës.
Ai është i dyti person që ka parë viktimën dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›