Nishani Berisha e Topalli takojne Drejtorin e TV turk dhe biznesmenin alik

Presidenti Nishani, Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Toppalli pritën në takime të vecanta Drejtorin e Televizionit Kombëtar Turk, President i Unionit të Mediave Elektronike të Europes Juglindore, Ibrahim Shahin, si dhe biznesmenin turk Ahmet Callik. Ata vlerësuan bashkëpunimin mes televizionit shqiptar dhe atij turk. Bashkëbisduesit nënvizuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në ekonomi. Zoti Calik është i pranishëm në Shqipëri me investime në disa fusha dhe tha se uronte që “Ky shekull të jetë i ekonomisë shqiptare, duke parë faktin se ekonomia e Shqipërisë, pavarësisht krizës globale financiare shënoi rritje pozitive.” Investimet turke vitet e fundit janë rritur me 5-6 herë, ndërsa Calik u njoh dhe me lehtësitë e fundit fiskale si heqja e TVSH-së për çimenton dhe hekurin apo të makinerive për prodhim çka ul koston në ndërtimin e hidrocentraleve.