E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka e Cannon vizitojne terminalin e pasagjereve ne Durres

Porti i Durrësit është porta më e madhe hyrëse në vendin tonë, por ajo tashme eshte e mbyllur për trafiqet dhe kontrabandën.Ky ka qenë mesazhi i përcjellë pas vizitës që ka kryer në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit ministri i punëve të Brendshme Flamur Noka dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkur në Tiranë Nikolas Kenon.
Të shoqëruar nga drejtues te larte te policise se shtetit, ata kanë parë nga afër të gjitha etapat nper kontrollin e personave, bagazheve dhe automjeteve të tyre.
Ambasadori Cannon, u shpreh i impresionuar nga siguria portuale dhe profesionalizimi i efektivave të policisë së kufirit, duke e konsideruar si një nga detyrat kryesore të cdo qeverie luftën kundër trafiqeve të paligjshme
“ Më ka bërë përshtypje pozitive profesionalizmi i stafit të përfshirë në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbështetja që ata marrin nga udhëheqja politike e këtij vendi. Sigurimi i kufijve është një nga detyrat parësore të çdo shteti. Krimi i organizuar, trafikimi i drogës, emigracioni i paligjshëm dhe kontrabanda janë kërcënime për sigurinë e shtetit, të ardhurat e qeverisë dhe sigurinë dhe mirëqenien e publikut. Në një epokë të integrimit evropian dhe kriminalitetit ndërkufitar, këto kërcënime nuk mund të luftohen nga një vend i vetëm. Kështu që unë jam i kënaqur me iniciativat e ndërmarra nga ministri Noka dhe ekipi i tij që të përmirësojë nivelet e bashkëpunimit në këto çështje me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerë të tjerë. Autoritetet e mia në Londër janë mirënjohës për ndihmën që kemi marrë deri më tani, si dhe janë angazhuar për të luajtur rolin e tyre në këtë proces të mbështetjes së ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës”-tha ambasadori britanik.
Në portin e Durrësit janë rregjistruar rezultate konkrete në parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeev të llojeve të tjera.Policia kufitare ka mundur të bllokojë sasi të mëdha lënde narkotike të llojit cannabis sativa në dy vitet e fundit, cka i atribuohet instalimit të teknologjisë moderne në këtë port.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›