Arrestime ne Kosove EULEX Akuzohen per krime lufte

Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar sot në mëngjes shtatë persona të dyshuar për krime lufte. Sipas burimeve të gazetës ‘Zëri”, personat e arrestuar dyshohen se janë të përfshirë në rastet e keqtrajtimit të personave civilë. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, arrestimet e EULEX-it janë bërë në Prizrenit, Drenicë dhe Malishevë.
Arrestimet janë konfirmuar edhe EULEX megjithëse në komunikatën zyrtare detajet mungojnë. “ Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme, ka bërë disa arrestime, në lidhje me akuzat për krime lufte. Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet, janë duke u zhvilluar nën mbikqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.”thuhej në komunikatën për shtyp.
AS