Arvizu perserit thirrje per politiken. Berisha premton zgjedhje te lira

15 marsi për ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu ka një kuptim të trefishtë, 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, ditëlindjen e tij, por dhe 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Në këtë datë, jo shumë larg zgjedhjeve, diplomati i SHBA-ve, kërkoi nga shqiptarët një politikë përtej interesave të momentit por dhe vënien e drejtësisë për Gërdecin.
• Shqipëri- SHBA, 20 vjet miqësi. Topi i shkruan Obamës
• Tirana, beteja e madhe. Arvizu: 8 maji i rëndësishëm
• Mesazhi i Klinton: 2011, një vit kyç për Shqipërinë
"Shumë njerëz sot janë të fokusuar vetëm në politikën e ditës. dhe ajo që dua të them është se nuk është problem të kesh ndasi politike , madje dhe të mëdha. E rëndësishme ëshët që këto ndasi t’i kthesh në avantazhe. S’po them se ato nuk kanë kuptim, por që disa prej tyre janë shumë serioze dhe sjellin shumë mundim për t’u sheshuar. Nga ana tjetër, cdo politikan cdo njeri në këtë sallë, ndjen vetëm keqardhje për atë që ndodhi në Gërdec 3 vite më parë. Të lutemi për shpirtrat e viktimave që humbën jetën tragjikisht dhe të mbështesim vënien e drejtësisë ne vend", tha Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA në Tiranë.
Në krah të ambasadorit, përfaqësuesve të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe kryetares së Kuvendit, kryeministri premtoi zgjedhjet më të mira dhe transparente të mbajtura ndonjëherë në vend. "Zoti ambasador këtë maj shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një nga infrastrukturat zgjedhore më moderne, lista zgjedhësisht elektronike, me një kuadër ligjor plotësisht demokratik të hartuar me ndihmën e institucioneve serioze ndërkombëtare, me një angazhim të madh të OSBE për të vëzhguar me seriozitetin më të madh këto zgjedhje", tha Berisha. Në përvjetorin e riinstalimit të marrëdhënieve me SHBA-të në ministrinë e Jashtme hap ekspozita me portretet e të gjithë presidentëve të këtij vendi.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 mars 2011 )