Kombesia ne kushtetuese gjykata e Permetit ankimon ligjin

Pas gjykates se Sarandes ka qene ajo e Permetit e cila ka çuar per interpretim ligjin mbi “ Gjendjen Civile” ku perdoret termi kombesi. Ne kerkesen drejtuar kushtetueses gjykata e Permetit ka kerkuar si te papajtueshem termin kombesi ndersa sipas saj ligji eshte antikushtetues pasi i ka hapur rrugen ndryshimit masiv te kombesise shqiptare. Por mbi kete ligj kane reaguar dhe akademiket shqiptare. Ne nje interviste per “Albanian Screen” Eduart Sulstarova tha se regjistrimi i popullsise eshte i parakohshem dhe mjaft problematik.
“Nuk është momenti. Është një gjë tepër e rrezikshme për Shqipërinë. Unë bashkohem qoftë me grupin e intelektualëve, qoftë me iniciativën e nëshkrimit të një peticioni për t’i dërguar kuvendit për të ndryshuar ligjin. Ligji i majit të 2009 më duket një ligj që nuk i shërben kombit. Më duket antikombëtar” tha Sulstarova.
Duke permendur shkaqet ekonomike Sulstarova shkoi dhe me tej kur tha se eshte vene ne rrezik identiteti i shqiptareve.
“Shumë qarqe shoviniste, qoftë në veri, qoftë ne jug, sidomos në jug, janë mobilizuar që të ndryshojnë përbërjen etnike të Shqipërisë duke e konsideruar Shqipërinë si një shtet multientik, gjë që nuk është e vërtetë. Ka një statistikë sa ka qenë minoriteti grek, sa ka qenë minoriteti maqedonas. Me sa më kujtohet mua minoriteti grek është rreth 50- 60 mijë veta, minoriteti maqedonas rreth 4-5 mijë veta. Me këtë mënyrë rregjistrimi për mendimin tim shqiptarët do dalin minoritet” tha Sulstarova.
Ligji i gjendjes civile eshte kundershtuar mjaft dhe nga aktore politike por edhe nga historiane struktura te drejtesise shqiptare.
Julian Kasapi