Arrestime pas protestave ne Kroaci
Pas protestave te dhunshme antiqeveritare te mbajtura ne kryeqytetin kroat te Zagrebit, policia ne vend ka njoftuar se nga 65 te arrestuarit, 36 prej tyre do te mbahen ne paraburgim pasi akuzohen për ushtrim dhune ndaj policisë dhe prishje te rendit publik. Rreth 15 demonstrues u përplasën te dielën me kordonin e policisë, ne tentative për te hyre ne selinë e kryeministrisë. Si pasoje e përplasjeve janë lënduar 50 persona, mes tyre edhe police. Manifestuesit kërkojnë largimin e qeverise për shkak te korrupsionit dhe krizës ekonomike.
Shpërndaje